[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Lajmi i fundit nga Gjykata Kushtetuese për dekretin



Në vendosjen e aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese të publikuar sot, në pikën 3 është hequr paragrafi 4 i nenit 95 të Kushtetutës.Ky është versioni i publikuar javën e kaluar: Gjykata, vendosi:

(i) njëzëri që kërkesa e parashtrueseve të kërkesës është e pranueshme; (ii) njëzëri që Dekreti i kontestuar i Presidentit është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit] të Kushtetutës, duke konstatuar rrjedhimisht, që votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një Qeverie të re në pajtim me nenin 95.

[Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës; (iii) me shumicë që Dekreti i kontestuar është në përputhshmëri me paragrafin (14) të nenit 84 [Kompetencat e Presidentit] të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës; (iv) njëzëri që të shfuqizohet masa e përkohshme e përcaktuar përmes Vendimit të 1 majit 2020; dhe njëzëri që të refuzohet kërkesa për seancën dëgjimore.

Ndërkaq në versionin e sotëm shkruan: III- Të shpallë me shumicë votash, që DEKRETI (nr. 24/2020) i 30 prillit 2020 i Presidentit të Republikës së Kosovës përmes së cilit “Z. Avdullah Hoti, i propozohet Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidat për kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës”, është në përputhshmëri me paragrafin (14) të nenit 84 (Kompetencat e Presidentit) në lidhje me nenin 95 )Zgjedhja e Qeverisë) të Kushtetues së Republikës së Kosovës.

Ndërkaq paragrafi 4 i Kushtetutës i cili është hequr nga versioni final thotë: Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre.

Menu Title