[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Lajmi i fundit: Vritet shqiptari 38 vjeç në Bruksel



 

Botapress, 27 Nentor – Një burrë me origjinë shqiptare është vrarë mbrëmjen e sotme në Molenbeek të Belgjikës.
Viktima është një 38 vjeçar, i cili u qëllua me tetë plumba duke mbetur i vdekur në vend. Ai jetonte ilegalisht në shtetin belg.
Prokuroria kërkoi një ekspert balistik dhe një mjek ligjor, ndërsa pjesëtarë të laboratorit federal të policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Kanë nisur hetimet për të zbardhur arsyet e krimit të rëndë, ndërsa detaje të tjera do të bëhen me dije gjatë ditës së nesërme, njoftojnë mediet belge, përcjellë Botapress.

Menu Title