.
×

LDK: Kurti sot vendos reciprocitetin, ne nuk kemi qëndrim për këtë



Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës që pritet të mbahet në orën 16:00, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pritet të marrë vendim për taksën 100 për qind.

Burime të Gazeta brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë thënë se Kurti tashmë ka marrë vendim që taksa e vendosur nga ish -kryeministri Ramush Haradinaj do të hiqet e si masë tjetër do të vendoset reciprocitet i plotë me Serbinë.Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë do ta njoftoj kabinetin qeveritar për këtë.

“Ne si Lidhje Demokratike e Kosovës aktualisht nuk kemi qëndrim për këtë. Zyrtarët e lartë të partisë sonë që janë në Qeveri janë duke u marrë më këtë çështje. Gjatë ditës mund të dalim me qëndrim” ka rrëfyer burimi i gazetës.

Gazeta Blic ka provuar të marrë një qëndrim nga qeveria e Kosovës për këtë por që askush nuk është përgjigjur, duke i lënë kësisoj të drejtën ekskluzive kryeministrit të Kosovës Albin Kurti ta kumtoj këtë lajm.Ndryshe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur ultimatum ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për heqjen e taksës por me kërkesës specifike që asnjë masë tjetër të mos vendoset.

Për këtë kanë folur publikisht edhe zyrtarë të qeverisë së Kosovës nga radhët e LDK por edhe vet lideri i partisë Isa Mustafa.Zyrtarët e LDK janë në një vijë me qëndrimet dhe kërkesat e SHBA dhe BE – që taksa të largohet por pa u vendosur ndonjë masë tjetër.