.
×

LDK njofton se do ta mbledh Këshillin e Përgjithshëm për të zgjedhur kryesinë e re të partisë



Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se ditën e nesërme do të mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

Në komunikatë thuhet se do të diskutohen rezultatet e kësaj partie në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale si dhe do të zgjidhet Kryesia e re e LDK-së.

“Nesër (e premte), më datë 23 gusht 2019, në orën 17:30, në Selinë e LDK-së, mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së ku do të diskutohen rezultatet në zgjedhjet e fundit të përgjithshme dhe lokale dhe perceptimi publik për LDK-në si dhe do të zgjedhet Kryesia e LDK-së”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Deputetët e LDK-së në seancën e sotme për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro.