[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ledri zyrtarizon lidhjen, poston foton me të dashurën



Reperi Ledri Vula ka bërë një postim të papritur sonte ku zyrtarisht ka prezantuar të dashurën e tij para fansave të vet Ledri, i cili është duke e shijuar suksesin e albumit të tij “10/10” dhe për ditën e nesërme ka paralajmëruar një këngë të re, ka postuar një fotografi bashkë me të dashurën e tij Sara Hoxha.

Kjo është fotografia e parë që Ledri e poston personalisht në faqen e tij në Instagram. Ai kështu e ka zyrtarizuar lidhjen e tij me Sarën. Për një lidhje të tillë mes Ledrit dhe Sarës është spekuluar vazhdimisht nëpër media.

Menu Title