.
×

Lind Chelsea, Hyllari dhe Bill Clinton bëhen gjyshër!



Chelsea Clinton, vajza e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton dhe e bashkëshortes së tij, ish-sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, njoftoi sot lindjen e fëmijës së parë, Charlotte, nëpërmjet një mesazhi të ritransmetuar edhe nga prindërit e saj dhe presidenti amerikan, Barack Obama.

“Marcu (bashkëshorti i Chelseat – shën. përkth.) dhe unë jemi të mbushur me dashuri, admirim dhe mirënjohje për lindjen e vajzës tonë Charlotte”, shkruan në Twitter vajza 34-vjeçare e ish-presidentit Clinton, e martuar që nga viti 2010 me bankierin Marc Mezvinsky.

Dy ditë më parë, në një intervistë në CNN, Bill Clinton kishte deklaruar se ishte jashtëzakonisht i gëzuar nga ideja se do të bëhej gjysh.

Chelsea dhe Marc kishin vendosur të mos e dinin paraprakisht gjininë e fëmijës.

“Ka shumë pak mistere në këtë botë përgjigjja e të cilave, cilado qoftë, është një përgjigje e mirë”, kishte deklaruar para pak javëve Chelsea.

Nga Kosova e cila me Clintonët është e lidhur aq shumë dhe ndoshta më së miri e kishte thënë vet Hillary Clinton para një viti kur në New York deklaroi që “Kosova është çështje familjare” duhet t’ua urojmë! /Gazeta Blic