[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Lindi vetëm 900 gramë, ia del të mbijetojë vogëlushja në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”



Nga gjobëvënia, tek plagosja/ Kush është miku i Shullazit, tmerri i biznesit. Një foshnjë e lindur vetëm 900 gramë ka arritur të mbijetojë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

Ky lajm i mirë është dhënë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Olsiana sot gëzon shëndet të plotë dhe ka lënë spitalin duke iu bashkuar familjes.

“Edhe pse ka ardhur në jetë vetëm 900 gramë, nën kujdesin e stafit mjekësor të terapisë intensive në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, Olsiana sot e ka kaluar rrezikun për jetën dhe është gati të kthehet në shtëpi.

Olsiana është fëmija i tretë i familjes Ismailaj në Tiranë dhe veç gëzimit si vajza e parë e familjes, vjen me çekun e bebes 1.2 milion lekë”, shkruan ministrja Manastirliu.

Menu Title