.
×

Lipjanasit protestojnë kundër rritjes së çmimeve të biletave



Disa të rinj nga Komuna e Lipjanit kanë protestuar, duke kërkuar, uljen e çmimeve të biletave të autobusëve. Sipas tyre, çmimi prej 70 centësh është i lartë pasi që operatorët nuk ofrojnë shërbime. 

Adriatik Llugiqi nga Lipjani po proteston për ngritjen e çmimeve të biletave nga kompanitë e autobusëve të kësaj komune. Ai tregon arsyet se pse këto çmime duhet të ulen.

“Arsyet pse protestojmë janë disa: Së pari s’ka siguri në autobusa. E dyta shtatë kompani të autobusëve e kanë shkelur ligjin e konkurrencës në Lipjan dhe së treti, nuk ka kupona fiskal”, deklaroi Adriatik Llugiqi për RTV Dukagjinin.

Njëra nga organizatorët e kësaj proteste, Laurita Terpeza, ngritja e çmimit të biletave është shqetësues, në rrethanat që jetojnë të rinjtë, përcjell Telegrafi.

“Nëse i rritni çmimet, rritni së paku edhe standardet tjera. Nëse vazhdohet kështu, çmimet duhet ulur sepse nuk po mundemi të ballafaqohemi me këto çmime të biletave”, tha Laurita Terpeza.