.
×

Lisi bie mbi një veturë



Reshjet e dendura të shiut që filluan dje kanë shkaktuar edhe dëme në kryeqytet. Në parkingun që gjendet në rrugën “Simon Shiroka”, afër stacionit të policisë “Qendra”, mëngjesin e sotëm u dashtë intervenimi i zjarrfikëseve për të larguar një lis i cili kishte rënë mbi një automjet që gjendej në parkingun në këtë lagje.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe policia, ambulanca dhe zjarrfikësit të cilët prapa kamerave i kanë thënë se ngjarja kishte ndodhur rreth orës 07.30 të mëngjesit dhe për fat të mirë nuk u lëndua askush.