.
×

Luan Mehmetaj: “Ideologjia e Rrogës” – vazhdon tutje…



– E pata përmend një ditë ideologjinë e rrogës dhe akoma më shumë më forcohet kjo “ideologji”, kur e dëgjova zv.kryeminstrin, Enver Hoxhaj, teksa u bënë thirrje njerzve të mos largohen nga Kosova, sepse sipas tij as në Evropë rroga nuk është aq e mirë dhe se atje duhet punuar shumë, respektivisht shpenzuar shumë. – kjo “ideologji”, tregon se si e kuptojnë dhe se si e plasojnë politikën qeveritarët tanë ndaj popullit të tyre. Nuk them se, krejtësisht i ngjanë Enverit të shqiptarëve, por ka shumë elemente që kjo të kuptohet si analogji. – Komunizmi i mirëfilltë, përpos që kishte rrogën (punën), kishte edhe standartet e së mirë së përbashkët. Kurse komunizmi i Enver Hoxhës, tejklonte çdo standart të së mirës së përbashkët. Ajo ishte, egzistencë për qënien, kurse fuqi për të qenë. Kjo mënyrë e jetës shoqërore-shtetërore quhet Tirani, andaj thash se, nuk i ngjanë krejtësisht Enverit të shqiptarëve. – Por, në demokraci, “ideologjia e rrogës”, nënkupton komunizmin poqëse e ndjek këtë ideologji. Dhe, shtrohet pyetja se a jemi ne vërtetë në demokraci apo në kominizem?!. – Njerzit shkojnë aty-atje, ku e sigurojnë egzistencën e tij/saj, – ky është koncepti bashkëkohor për jetën dhe mirëqenien e njeriut. Rroga nuk e siguron egzistencën në konceptin demokratik. Shembull: Finlanda nuk u zgjodhë vendi më i mirë për të jetuar në botë vetëm përshkak të rrogës. Finlanda u zgjodhë vendi më i mirë në botë përshkak të; Politikës, ligjeve, arsimit, shëndetsisë drejtësisë, respektimit të drejtave të njeriut, standartit jetësor, kulturës, etj. – Pse emigron një kosovar sot, edhe poqëse e ka një rrogë, ndoshta edhe 700 apo 900 euro?,- sepse, në këtë vend mungojnë të gjitha ato që i përmenda për Finanlandën, përpos rrogës. Kjo është e barazvlefshme me komunizmin, por jo me komunizmin e mirëfilltë. Gjeje Ti, zotëri zv.kryeministër se me çfarë barazvlere është kjo! Mëgjithate, problemi është akoma më i madhë, sepse në Kosovë, njërzit nuk e kanë as një rrogë. Një shumicë e madhe janë të pa punë, të pa krahë, të mbeshtetur në mëshiren e fatit. Dhe zv. Kryeministri ligjeron lëndë ndaj kosovareve, duke iu treguar se çfarë i pret në Evropë poqëse emigrojnë. Në vend që të ndjej përgjegjsi dhe të bëjë përpjekje për ta ndryshuar këtë gjëndje, qeveritarët mbajnë leksione demagogjike për qytetarët e vendit. Kjo botë politike, e instaluar nga politikan të pa ndërgjegjshëm, mbase të kriminalizuar në një formë apo tjetër, duhet të hiqën nga pushteti dhe shteti të ecë përpara.