.
×

Luan Mehmetaj: Isa Mustafa nuk e bëri Thaçin president



(Personalisht kam qenë kundër zgjedhjes së tij, por objektivisht as Isa Mustafa, as LDK-ja dhe as elektorati i LDK-së nuk e bënë president Hashim Thaçin)
E di se në Kosovë mbretëron një gjëndje e ngurtë politike. Populli është i thyer në mendje dhe shpirt, andaj me plot të drejtë nuk kanë durim të dëgjojnë dhe analizojnë, andaj shpërthejnë me logjikën e revoltës dhe akuzave, duke kamuflluar çdo gjë për çdo kënd.
Mëgjithate, elektorati i LDK-së dhe populli i Kosovës mëritojnë të dijnë të vërteten politike në këtë vend, dallimin mes partive politike, përgjegjsitë e tyre dhe respektimin e rendit kushtetues.
– LDK-ja si parti institucionaliste, që proklamon vlerat demokratike nuk mund të shndrrohet në parti irredentiste. Pra, LDK-ja s’ka ideologji përmbysese, anarkike dhe revolucioniste. Kjo nënkupton të sfidoj rendin kushtetues të shtetit dhe këtë LDK-ja nuk e bëri në kohën e krizes politike, të 2014-tës.
– LDK-ja mendonte dhe besonte (egzistonte një frymë e përgjithshme) se do të jetë fituese e zgjedhjeve të 2014-tës dhe kësisoj të fitonte mandatin e formimit të qeverisë, që nënkupton zgjedhjen e partnereve të kualicionit. Por ndodhi një befasi për të gjithë. PDK-ja dhe Hashim Thaçi dolen fitues të zgjedhjeve dhe atë me 39 deputet në Kuvendin e Kosovës.
– Përderisa rezultati i zgjedhjeve është determinuesi kryesor i përcaktimit të pozicionit të partisë politike, atëherë LDK-ja, si parti institucionaliste nuk mund të jetë (siç thash me lart) irredentiste dhe të sfidoj rendin kushtetues. Kësisoj, LDK-ja provoj dhe analizoj të gjitha mundësit kushtetuese dhe politike, vetëm që t’i shmanget kualicionit me PDK, mëgjithate, shteti nuk mund të bllokohet me kriza aq të thella institucionale dhe kësisoj vendosi që të hyj në kualicion me PDK-në në bazë të një marrëveshje politike që i ipte fund krizes politike në vend që kishte kaluar përmasat e një krize vërtetë serioze për shtetin.
– PDK-ja dhe Hashim Thaçi dolen fitues të zgjedhjeve. Hashim Thaçi ishte njeriu me i votuar në vend dhe këtë votë nuk e mori nga LDK-ja, por nga populli. Se si i fitonte zgjedhjet Hashim Thaçi dhe PDK-ja, me çfarë menyrash dhe mekanizmash arrinte të dilte e para, kjo është çështje tjetër që tani nuk po flasim. Ideja është se ai dhe partia e tij mori 39 deputet dhe njeriu më i votuar në vend. KJO ISHTE VOTA E VËRTETË QË E BËRI THAÇIN PRESIDENT. Sepse siç thash, LDK-ja nuk mund të jetë parti që sfidon rendin kushtetues të Kosovës.
– Pas një krize të gjatë politike, Isa Mustafa dhe LDK-ja nënshkruan një marrëveshje politike me Hashim Thaçin dhe PDK-në që i dhanë fund krizes duke formuar qeverinë e Kosovës. Kjo marrëveshje kërkonte që kryeministri të i takoj LDK-së dhe presidenti, në afatin zgjedhor PDK-së.
LDK-ja zbatoj marrëveshjen politike ne mes antarëve të kualicionit dhe kryeministri Isa Mustafa punoj më përkushtim për një qeverisje të mirë.
– Hashim Thaçi, zgjedhet president i Kosovës në bazë të marrëveshjes politike që kishin bërë antarët e kualicionit.
– Ju e dini se në momentin që zgjedhesh në krye të institucionit, përgjegjësitë janë institucionale. Pra, askush nuk të zgjedhë president apo kryeministër që të cenoni kushtetuten dhe ligjet e shtetit. Veprimet e presidentit janë përgjegjësi e presidentit dhe jo atyre që e kanë zgjedhë. Presidentin e obligon Kushtetuta e Kosovës në detyrë dhe përgjegjësi. Kështu që, nëse presidenti vazhdon të bëjë veprime të dëmshme për vendin dhe po cenon Kushtetuten e Kosovës, atëherë është detyrë dhe obligim parlamentar, që parlamenti të shkarkoj presidentin e vendit, ashtu siç e zgjedhë.
Isa Mustafa dhe LDK-ja nuk përcaktojnë se cilat parti politike duhet të egzistojnë në Kosovë. Sistemi parlamentar – propërcional nënkupton kualicionet qeverisese dhe LDK-ja respekton zgjedhjet që dalin nga vota e popullit.
LDK-ja synon dhe provon që të bindë elektoratin për t’i fituar zgjedhjet dhe të jetë partia e parë në vend. Por, kjo asnjëherë nuk nënkupton cenimin e rendit kushtetues të shtetit.