[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Luan Mehmetaj: Politika e Jashtme e Shekullit 21



Politika është mënyrë jete dhe kjo mënyrë varion sipas ndryshimeve politike të cilat rrjedhin nga mendesitë politike.

Politika bashkohore, ka pësuar mutacion të madh në pa parashikueshmërinë e rrjedhave, sa që është e pa mundur të vësh kornizat strategjike të politikëbërjes.

Por, mutacioni më i madh është ai i Politikës së Jashtme.
Pse është kaq jetike për një shtet, por edhe për bashkësinë ndërkombëtare Politika e Jashtme?,-sepse, ekonomia është “dora e pa dukshme”, që sinkronizon tërsinë e arritshmërisë së një vendi, populli apo shoqërie.
Tani, Politika e Jashtme, nënkupton aftësine për të hyrë në marrëdhënje ndërkombëtare, si dhe kufirin e mundësive oportune.

Ta ilustrojmë me një shembull:
– Amerika (mbase është) ishte shteti më investues në Politikën e Jashtme në botë. Si shteti më fuqinë më të madhe politike, ekonomike dhe ushtarake në botë, Amerika ishte e pa diskutueshme në investimet e Politikës së Jashtme, por sot, kjo është një dilemë, përshkak të politikanëve të çuditshëm, siç mund të jetë Donald Trump apo ndonjë tjetër.
– Në anën tjetër, Kina, si fuqia e dytë më e madhe në botë, investoj aq shumë në Politikën e Jashtme, sa që i krijoj vetës hapsirë, të depertoj në tregun botëror, marrëdhënje ekonomike me shumë vende të botës, marrëdhënje kontraktuale, marrëdhënje me koorporata multinacione etj.
Gjithashtu, Rusia, bëri ndryshime drastike në marrëdhënje me jasht duke e forcuar pozicionin e saj në shumë aspekte ndërkombëtare.

***

Të ndalemi pak edhe të çështja e jonë, Kosova dhe raporti me Serbinë, si raport i problemeve politike.

(pa dashur të lëshohem në dispozitivin e arsyeshmërisë së dështimit)
Kosova dhe Politika e saj e Jashtme, dështuan. Ky dështim erdhi nga politikan të caktuar që nuk lexuan kurrë për shkathtësit, peripetitë, aftësitë e Politikës së Jashtme. Kurse Sërbia, e kuptoj se Politika e Jashtme është investim dhe ky investim nënkupton progresionin e shtetit dhe ekonomisë.
Mutacioni që pësoi në Politiken e Jashtme të Serbisë, nuk ishte i këndshëm për ne, teksa ne, thelluam emocionin, kurse nuk menduam për mutacionin e shekullit 21 të Politikës së Jashtme.

Dua të besoj se: mendësia politike e partive politike që synojnë udhëheqjen e qeverisë, ta kuptojnë drejtë rëndësinë e Politikës së Jashtme, e cila sidomos për ne, është jetike.

Menu Title