[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Luli është në karrocë, por ka një dedikim prekës për ditëlindjen e tij



Lulzim Morina është person që e jeton jetën e tij në karrocë. Ai thotë se kjo është “rrugë që më ka falë Zoti”.
Por Luli nuk dorëzohet. Ai ka kaluar mundime e shumë sfida por prapë ka arritur t’i fitojë të gjitha beteja e jetës së tij, shkruan Botapress.
Në përvjetorin e tij të 40-të, Lulzim Morina ka një dedikim prekës por edhe inkurajues për të gjithë ata që përballen me sfida të jetës, sic ështe jeta në karrocë.
Ja urimi i tij i shprehur në Facebook:
Fati i tille deshti qe une te mos jem si te tjeret! E shifni sa keq tingellon kur e flas kete? Por une zgjodha kete rruge qe ma ka falur Zoti,andaj vazhdova me shume mundime e sfidat te cilat i perballova varesisht nga forca e saj dhe arrita te fitoj cdo gje kunder tyre. Une deshiroj te jem si shembull per ju dhe jeten tuaj qe te mos derzoheni asnjeher por te luftoni dhe te fitoni. Falenderimi i takon Zotit, familjes dhe shoqerise te cilet me ndihmuan dhe me qendruan gjithmone prane dhe per te cilen ju jam mirenjohes tere jeten time. Andaj sot per 40 vjetorin e lindjes time ju falenderoj te gjitheve per urimet e perzemta qofshi gjithashtu te bekuar nga Zoti. Faleminderit per cdo gje dhe per te gjithe ju 🤚❤️ Happy birthday to me 🎉🥂Never give up 🤗

Menu Title