[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Lushtaku mbledh bashkëluftëtarët, rrijnë në ambient të mbyllur pa respektim të masave



Kryetari i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku ka kaluar mbrëmjen e së enjtes me një pjesë të bashkëluftëtarëve në familjen Gubetimi të Vanifcit.

Në fotografitë e postuara nga Lushtaku shihet se janë në ambient të mbyllur dhe pa maska, duke mos respektuar masat anti-Covid, raporton Botapress. Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë se janë mbledhur për të kujtuar kohët që sollën lirinë e vendit, por nuk po e shohin të udhës edhe të respektojnë rregullat e këtij vendi.

Ky është statusi i tij i plotë:

Në mesin e një pjese të bashkëluftëtarëve të familjes Gubetini në Vanofc, duke kujtuar kohët që sollën lirinë e vendit. Ballëhapur e kokëlart qëndrojnë familjet anë e mbanë Kosovës, të cilat dhanë gjithçka për lirinë e atdheut. SL

Në mesin e një pjese të bashkëluftëtarëve të familjes Gubetini në Vanofc, duke kujtuar kohët që sollën lirinë e vendit….

Publiée par Sami Lushtaku sur Jeudi 17 septembre 2020

Menu Title