.
×

Luta: Në katër vitet e ardhshme do të ndodhë tregimi i madh për Gjilanin



Kryetari aktual dhe kandidati i LDK’së për edhe një mandat qeverisës me Gjilanin, Lutfi Haziri, në një tubim madhështor të organizuar nga “Arbëria” dhe “Zabeli”, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen fascinuese për garën e 19 nëntorit, shkruan Botapress.

“Besimi juaj ndaj neve më 22 tetor na bënë të përgjegjshëm, falënderues dhe të përkulur. Karshi tjerëve, ju na keni bërë fitues të dyfishtë. Prandaj, besoj shumë që mbështetjen do ta dyfishoni”, ka thënë Haziri.

“Në katër vitet e ardhshme do të ndodhë tregimi i madh për Gjilanin. Investimet e mëdha do t’i shtrijmë me prioritet në “Arbëri”, ndërsa projekti më i madh do të jetë ndërtimi i çerdhes për fëmijët e lagjes nga 0-6 vite”, tha Haziri.

Haziri theksoi se dallimi që LDK e ka me të tjerët e trajto si vlerë, duke thënë se tradicionalisht gjilanasit kanë treguar se janë njerëz të paqes, tolerancës, e punëtorë, por që nuk lejojnë të mashtrohen nga të tjerët.