[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Lutfi Haziri jep detaje nga takimi me Albin Kurtin



Botapress 7 Mars – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.Në një shkrim në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Haziri ka treguar detaje nga takimi me Kurtin, të cilin ka thënë se e ka informuar për gjendjen në Gjilan, pas virusit corona.Shkrimi i plotë

Ishte kënaqësi ta pres në takim kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ministrat, Emilja Rexhepi e Arben Vitia, të cilët në këto ditë të vështira të pandemisë, kanë parë masat që i kemi ndërmarrë, për të na mbështetur në menaxhim të situatës e të ruajtjes së shëndetit publik.E njoftova për veprimet e ndërmarra të Gjilanit, në funksionalizimin e hallkave të emergjencave civile dhe institucioneve shëndetësore që përballen me paranadalimin e përhapjes së Covid-19. Gjilani, edhe ashtu, është në emergjencë për ujin që prej qershorit të vitit të kaluar.

Faleminderit për vlerësimin e lartë për Gjilanin, sa i përket masava të ndërmarra dhe menaxhimit të pandemisë #Covid19.#ruajeveten #ruaniprindërit #ruanigjyshërit #ruanifëmijët #ruajefamiljen #ruajelagjen #ruajeqytetin

Menu Title