.
×

Macron do të emërojë të dërguarin e posaçëm për Kosovën



Presidenti francez Emmanuel Macron planifikon të emërojë një të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, i cili do të luajë një rol aktiv në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, sipas portalit serb Blic, transmeton zeri.info.

Sipas gazetës, Macron njoftoi presidentin serb Aleksandar Vuçiq për këtë gjatë vizitës dy-ditore në Beograd. Presidenti francez synon të angazhohet më aktivisht në këtë rajon, thotë burimi i Blic dhe shpjegon:

“Franca dëshiron të luajë një rol kyç në zgjidhjen e problemeve midis Prishtinës dhe Beogradit. Për shkak të detyrimeve të shumta Macron nuk mund të merret në nivel ditor me zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por ai synon që në periudhën e ardhshme të gjejë një njeri të besueshëm i cili do të jetë përgjegjës për atë pjesë të Evropës. Ai do të jetë i dërguari francez për Ballkanin Perëndimor. Me këtë figurë të re, Macron synon do të forcojë praktikisht ndikimin e tij në këtë rajon”.