.
×

Mahnitëse: Konstruktin e blerë në hekurishte, e ktheu në veturën që kushton 1.5 milionë dollarë (Foto)



Mekaniku nga British Columbia e Kanadasë, e ka blerë për 400 dollarë një konstrukt të veturës Buick të prodhuar në vitin 1964.

Në “veturën” që bleu JF Launier, nuk kishte dyer, dritare, motor, ndërsa ishte e ndryshkur.

Mirëpo, me 22 mijë orë punë dhe 300.000 dollarë investime, kjo mbeturinë është kthyer në një super-veturë, që po garon në shfaqje të ndryshme me automobila, transmeton Telegrafi.

Për kreativitetin dhe inovacionin e treguar me punimin e kësaj veture, ai ka fituar çmimin “Ridler Award for Amerika” që është më e rëndësishmja për “rangallat” e kthyera në vetura të fuqishme.

Kjo veturë me ngjyrë të verdhë, që arrin deri në 150 kilometra në orë, do të dalë në ankand me çmim fillestar prej 1.5 milion dollarëve.

Vet01Vet02vet03vet04vet05vet06vet07vet08vet09vet10vet11

 

vet12