.
×

Majk u nda nga Melita dhe ka disa akuza të forta për të



Prej disa kohësh, reperi Majk përflitej se është në një lidhje dashurie me modelen kosovare Melita Nushi.

Por pasi lajmi u bë i ditur në media, duket se ishte një ogur jo i mirë për çiftin, pasi ata u ndanë.

Majk u pa në shoqërinë e një tjetër bukurosheje në Tiranë dhe kjo e përforcoi edhe më shumë lajmin e ndarjes. Mirëpo nuk kemi përse hamendësojmë më, pasi reperi e ka konfirmuar vetë se i ka dhënë fund lidhjes me modelen Melita Nushi.

“Dhe siç çdo gjë tjetër në jetë, mund ta marësh atë, pasi unë kam mbaruar punë” – shkruan reperi në “Insta Story”, duke përbuzur modelen.