[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Maloku: Ekzistenca e LDK’së është makth për kundërshtarët politikë



Botapress 8 Prill – Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doruntinë Maloku, ka thënë se ekzistenca dhe roli i LDK’së është një makth për kundërshtarët politikë të saj.

Sipas Malokut, cenimi i dinjitetit të LDK’së është qëllim përbashkues i të gjitha partive në Kosovë.

“Ne kemi faj edhe kur jemi në pushtet edhe kur jemi në opozitë. Ne kemi faj edhe kur ndihmojmë, por edhe kur heshtim. Edhe nëse dëshmojmë që nuk kemi faj, prapë shpallemi fajtorë”, ka shkruar Maloku në Facebook.

“Praktikisht, ne kemi faj për gjithçka. Kemi faj pse ekzistojmë. Pra, ky është faji i LDK-së. Ekzistenca e saj, roli i LDK-së është makth për kundërshtarët politik, prandaj, cenimi i dinjitetit të LDK-së është qëllim përbashkues i të gjitha partive në Kosovë. Dhe kjo, është dëshmuar dhjetëra herë”, është shprehur ajo.

“Është dëshmuar që saherë që LDK-ja është në pozicion të favorshëm, të gjithë bëhen bashkë për ta luftuar. Sa herë që LDK është unike, luftohet për ta përçarë. Saherë që LDK është më dobët, luftohet për ta shkatërruar”, ka thënë Maloku.

Menu Title