.
×

Marigona Geci: Do ta vazhdoj rrugën politike të presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova



Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbaj tubimin qendror për fushatën e zgjedhjeve nacionale, tubimi do të mbahet në sheshin Skënderbeu në orën 17:00.

Marigona Geci kandidate për deputete nga rradhët e LDK-së me numrin 78 në listë, sot ka filluar fushatën në një mënyrë të veçantë, shkruan Botapress.

Marigona Geci  e filloi fushatën me moton:

– Jam nanë e dua familjen!

– Do ta vazhdoj rrugën e gjyshërve dhe stërgjyshërve!

-Do ta respektoj luftën e babait tim Gani Gecit dhe Komandantit Legjendar Adem Jasharit!

– Do ta vazhdoj rrugën politike të presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova.

Njeriu në jetë duhet  të ketë durim të mirat vijnë pastaj.

Motoja e LDK-së: Beso se unë betohem se kurrë besimin tuaj nuk do ta tradhëtoj.

Do të jem zëri i të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, do të jem zëri i mbështetësve të mij dhe familjes time si nga ane e babës ashtu edhe nga ana e bashkëshortit.

Para Varrit të Dëshmorit të Kombit!

Para fëmijës së palindur!

Para nënës shtatëzënë!

Para rinisë!

Para prindërve dhe gjyshërve!

Para Jush, që thyet Robërinë!

Para Jush luftëtarë !

Para Jush qytetarë!

Përkulem, unë bija e Juaj !

Ju, roje e përjetshme e Atdheut !

Përkulem, unë bija e Juaj !

Marigona Gani Geci