.
×

Marigona Geci e bindur drejt fitores së LDK-së si partia më e votuar në Kosovë



Marigona Geci, vajza e veprimtarit të shquar që mbështet fuqishëm idetë rugoviste Gani Geci, nga rradhët e LDK-së me numrin rendor 78 po bën fushatë dinjëtoze për të filluar karrierën e saj politike si deputete e Kuvendit të Kosovës, shkruan Botapress.info

Marigona njëkohësisht është konsideruar si frymëzim për kauzën nacionale dhe tmerr për armiqtë e Kosovës.

Në një sondazh të postuar nga pjesëmarrësit e LDK-së, kjo parti prin me 29.0%, më pas Lëvizja Vetëvendosje me 24.5%, PDK e treta me 24.0%, AAK-PSD me 14.0% dhe e fundit rangohet Nisma Socialdemokrate me 4.5%.

Përndryshe, Marigona Geci është ligjëruese në Universitetin e Prizrenit në Fakultetin Ekonomik, e gjithashtu është e angazhuar edhe në Universitetin e Prishtinës./Botapress.info/