.
×

Marigona Geci: Jam bijë e Drenicës, nuse e Vitisë, do të jem deputete e LDK-së



Marigona Geci kandidate për deputete nga rradhët e LDK-së me numrin 78 në listën e LDK-së, ka treguar synimet e saja nese merr votat e mjaftueshme nga populli, ajo është shprehur se fillimisht synon të bëhet deputetja më e votuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe synon ta përfaqesoj gruan e re, nënën e re, siç ështe ajo tani dhe vajzat e reja dhe gjithë rinin e Kosovës .

Kjo është intervista e plotë e zhvilluar me Marigona Gecin :

  1. Lidhja Demokratike e Kosovës vendosi që në zgjedhjet e 6 tetorit të garojë e vetme. Si erdhi deri te ky vendim?

Lidhja Demokratike e Kosovës  gjegjësisht organet e larta të paritis Kryesia dhe Këshilli i Përgjithshëm kanë vendosur kështu sepse mendojmë dhe besojm se kemi ekipin më të mirë për ti fituar zgjedhje edhe vetëm.

Tentim koalicioni me VV ështe bërë sepse është menduar se mund të ketë koalicione të natës dhe LDK ka dashur që  Kosovën ta shpëtoj nga krimi dhe korrupsioni qoftë edhe në një koalicion me vetëvendosjen si parti e majtë por duke pa që partit tjera i hynë të vetme garës edhe  Lidhja Demokratike e Kosovës ka fuqi dhe kapacitete intelektuale dhe profesionale që shtetin ta ç’kap nga krimi korrupsioni dhe nepotizmi e vetme.

  1. LDK në Kuvendin e IX Zgjedhor ka rizgjedhur Isa Mustafën edhe për një mandat në krye të partisë. Si e vlerësoni këtë proces zgjedhor?

Une jam pjesë e Kuvendit IX zgjedhor dhe zgjidhjen e Isa Mistafës të cilin e kam pasur edhe profesor  e konsideroj si kompromisin më të mirë të mundshëm të atij Kuvendi sepse LDK mbeti e bashkuar por kam pas edhe informacione se Vjosa Osmani do të jetë kandidate për kryeministre.

Zgjidhja e Isa Mustafës ka qenë zgjidhja më e mire e e mundshme dhe ka pas mbështetje time e përgëzoj profesorin për kalkulimet politike dhe zgjedhjen e duhur.

  1. Tashmë ju edhe zyrtarisht e synonin postin e deputetes. Cilat janë synimet tuaja në rast se arrini t’i merrni votat e mjaftueshme?

Fillimisht synoj të jem deputetja më e votuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe synoj ta përfaqesoj gruan e re, nënèn e re, siç jam unë tani dhe vajzat e reja dhe gjithë rinin e Kosovës pa harruar prindërit dhe gjyshërit dhe të jem zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës per një Kosovë pa krim, pa korrupsion me arsim të mirfillt , me zhvillim ekonomik të tregut të lirë dhe me një drejtësi të ndarë nga pushteti.

  1. Përkundër përpjekjeve të mëdha nga LDK dhe Vetëvendosje, nuk arritën të krijojnë një koalicion parazgjedhor? A ekziston mundësia që pas zgjedhjeve të arrihet ky koalicion?

 

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe  Këshilli i përgjithshëm ka marr një vendim Jo me PDK të pra kan votuar vetem me PDK -n te mos ketë kurrfarë koalicioni as para e as paszgjedhor dhe unë duke e zbatuar ketë vendim po them vetëm me dorën time të kputur se kurrë votë për PDK unë nuk ka me qit.

Ndërsa sa i përket Vetëvendosjes ,LDK ka pasur një bashkëpunim të mirë parazgjedhor dhe shpresojm të kemi një fushat bashkëpunimi me ta që ti hapet rruga një koalicionit pas zgjedhor por ju mbetët  organeve udhëheqëse të LDK-së, Kryesisë dhe Këshillit që të vendosin për hapat e mëtutjeshëm  dhe unë do të zbatoj vendimet që do të merr Këshilli i Përgjithsëm i LDK-së karshi te4 gjitha partive tjera.

  1. Po ju shohim në vazhdimësi në qytete të ndryshme përkrah kandidates për kryeministre, Vjosa Osmanit, si e vlerësoni punën në teren që po bëhen nga subjekti juaj?

Çdo ditë jemi në teren për mua është një sfidë e re dhe unë bashkë me babën tim Gani Gecin dhe famijen time edhe nga ana e burrit tim jemi në mbështjetje të fuqishme për kryeminstren e ardhshme Vjosa Osmanin, deri më tani atë që e kam pa unë Vjosa Osmani është kryeminstrja e pakontesuteshme sepse thjeshtë populli po e don.

Kosoës i duhet një kryeminstre si Vjosa Osmani që ka ka përkrahje ndërkombëtare që i ka dyert e hapura kudo në gjithë botën Demokratike.

Andaj ftojë qytetaret e Kosovë të votojnë LDK-në sepse vota për partit tjera është izolimi ,vota për LDK-në është mbështetje nga SHBA dhe Evropa.

  1. Sa për qind apo sa deputetë pretendoni t’i merrni nga këto zgjedhje të 6 tetorit?

Në këto zgjedhje LDK pretendon të fitoj deputet aq sa duhen për të qeversiur në Republikën e Kosovës.

  1. Kosova është përballë disa sfidave tejet të mëdha. Cilat janë pritjet e LDK-së nga këto zgjedhje dhe në rast se del partia e parë, a do të mund t’i finalizojë proceset e rëndësishme?

 

Republika e Kosovës ka shumë procese para vetës dhe LDK si parti e djathtë në gjirin e saj ka akademik, dhjetra doktor shkencash, Prof.Dr. të të gjitha fushave dhe unë mendoj se sa më i shkolluar që të jetë personi aq ma më dinjitetshëm mbron interesat e popullit të vet.

  1. A është e gatshme LDK të udhëheqë me vendin?

Po pyet se a janë të gatshëm Akademikët, Doktorët e shkencave dhe profesortë udheëheqin me vednin, nëse jo këta kush tjetër do të ishte më i gatshëm, analfabetët që në tre rreshta bëjnë 10 gabime drejtëshkrimore.

  1. Familja juaj, është atakuar shpesh për shkak të mbështetjes ndaj Presidentit Ibrahim Rugova, mendoni që ka ardhur koha të hidhet dritë mbi rastin e plagosjes së z. Gani Geci (babait tuaj) dhe komunikatës nr. 59?

Familja ime nga ana e babës ka qenë në shënjestër të grupeve kriminale si gjatë ashtu edhe pas luftës.Babai i ka shpëtuar disa atentateve falë zotit dhe mbështetjës qe ka pasur nga axhallarët e mij dhe gjithë farefisi im.

Organet e drejtësisë duhet të jenë të ndara nga politika, unëkam qenë e re kur babai është plagosur po i mbaj mend tëgjitha.

Besojm dhe do të punojm që organet e drejtësisë do të zbulojnë dhe do të denojnë akterët e vrasjeve të aktivisteve të LDK-së.

Unë jam ekonomiste por besoj që Prokuroia e shtetit dhe mekanizimat e saj do ti qesin para drejtësisë të gjithë ata që kanë plagosur dhe vrarë aktivist të Lidhjes Demokratike të Kosovës,

ndërsa sa i përket komunikatës nr.59  është kompetencë e gjykatave që kanë të bëjnë me

luftën dhe shpresoj se misteri i komunikatës 59 do të zbardhet nga ata që kanë kompetenca për ta zbardhur.