[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Marigona Geci ka një lutje për Albin Kurtin



Deputetja e LDK-së, Marigona Geci tha se duhet të bëhen bashkë pozitë e opozitë e t’i lëjmë inatet personale e partiake. Geci pati një lutje për Albin Kurtin, që ta heq vendimin e ngutshëm për shkarkimin e Agim Veliut, shkruan Botapress.info

Hapna rrugën të hecim përpara, mos naj mbyll rrugët, që ke Zot, që ke fe, e që ke atëdhe, tërhiqe atë vendim, tha Geci.

“Unë tani nuk dua të mbajë fjalime politike por si një qytetare e Republikës së Kosovës kam një lutje për kryeministrin, si një grua e dikujt, si një nanë, si një deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, si një bijë e një shtëpije prej më të mëdhajave në Republikën e Kosovës, dua të të lutem që për hirë të atyre që dhanë më të shtrejtën e tyre, që dhanë jetën për këtë tokë, për hirë të gjakut të familjes Jashari, për hirë të Reçakut, Abrisë, Mejës, Izbicës, Rezallës e të gjithë atyre që ranë për liri, për hirë të rinisë së Kosovës, për hirë të fëmijëve tonë, për hir të nënave dhe baballarëve, për hirë të gjyshërve tonë, tërhiqe vendimin për shkarkimin e zt.Veliut”. tha Marigona Geci 

Menu Title