.
×

Marina Vjollca feston në Prishtinën



Në Prishtinë është ditë pushimi. Nuk po punohet, por po festohet. E kësaj feste të madhe i shtohet madhështia sepse në kryeqytet ka ardhur një “superpjeshkë”. Marina Vjollca ka ardhur në Kosovë për të festuar festën kombëtare shqiptare. Prezantuesja e njohur shqiptare mahniti të gjithë me bukurinë e saj.

I madh e i vogël ndalej në sheshin e Prishtinës për të shikuar bionden e mahnitshme nga Shqipëria. Syzet e diellit në kokë bënin që qytetarët mos të dinin saktësisht nëse është Marina, apo ndonjë bionde tjetër.

Megjithatë Marina doli për qejf në Prishtinë, por për disa momente e “dridhi” Prishtinën e stërmbushur. Ajo gjeti kohë që të bënte pak pazar edhe me simbolet kombëtare të cilat i provoi.