.
×

Markoviq ka disa fjalë për Kosovën (LIVE)



Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq është deklaruar në një konferencë për media për vizitën e tij në Kosovë.

 

Markoviq është shprehur i hapur për bashkëpunimin me shtetin e Kosovës, në çdo aspekt kështu për të ndarë edhe eksperiencat e mira të vendit, në rrugën drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

 

“Është nder që të jem sot në Prishtinë, të kem mundësinë që në emër të Qeverisë së Malit të Zi të konfirmoj fuqimisht miqësinë ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi dhe dedikimin tonë që tash me marrëdhëniet e mira t’i avancojmë në të mirën e qytetarëve të Kosovës dhe të Malit të Zi. Kemi ardhur në një vizitë miqësore, të një fqinji të mirë dhe fqinjësorë, dëshirojmë që në të ardhmen të mbështesim Kosovën në rrugëtimin e saj të integrimeve evropiane dhe euroatlantike.Mali I Zi si anëtarë e NATO-së, dëshiron që të ndajë eksperiencat e veta me ju dhe qeverinë dhe kjo të kontribuojë në zhvillim më të shpejtë të integrimeve evropiane dhe dëshirojmë që me Kosovën të zhvillojmë bashkëpunimin e mirë ekonomik.Kemi biseduar për këtë edhe me kryeministrin Haradinaj dhe bashkëpunëtorët që marrëdhëniet e mira ndërshtetërore dhe fqinjësore të jenë edhe në ekonomi.Të dy vendet meritojnë që qytetarët të jetojnë më mirë”, ka thënë Markoviq.

 

Gjithashtu ai ka shtuar se të dy vendet kanë resurse të mira zhvillimore dhe janë të gatshëm të bëjmë çdo gjë që potencialet t’i vendosin në zhvillimin e dy vendeve dhe zhvillimin e jetës së qytetarëve. Një bashkëpunim në mes dy odave ekonomike dhe të nënshkruhen marrëveshjet e duhura.

 

“Posaçërisht në zhvillimin e infrastrukturës si bazë kyçe poashtu dhe për vendet e punës.Cilësia e infrastrukturës që lidh dy vendet dhe në Mal të Zi dëshirojmë të japim një shtytje të fuqishme në këtë, që do t’i përfarojë qytetarët tanë, të kenë të mundshme të vijnë tek njëri-tjetrit. Që vlerat dhe kulturat t’i bëjnë të qasshme për njëri-tjetrin. Kur është fjala për bashkëpunim me Kosovën nga ana tjetër kemi edhe një qasje tjetër të rëndësishme, kur flasim për pakicën malazeze me Mali të Zi. Ju falënderoj që ju keni vendosur strategjinë që mundëson riintegrimin më të mirë dhe cilësor të komunitetit të Malit të Zi në Kosovë që të arrijnë të drejtat e tyre dhe të kontribuojnë në Kosovë. Nuk kemi probleme, kemi disa çështje por sot kemi folur edhe për këto çështje dhe besoj se në kohën në vazhdim të miqësisë dhe të nevojave të qytetarëve të dy shteteve të gjejmë një përgjigje cilësore për këto përgjigje. U dëshiroj të gjitha të mirat, i dëshiroj Kosovës një avancim dhe zhvilli gjithëpërfshirës, evropiane dhe euroatlanike. Jemi për t’u mbështetur dhe jemi pranë jush për arritjen e aspiratave dhe të gjitha këto do të ndikojnë në zhvillimet e shteteve tona.Kam nderin që të jem kryeministri i parë i cili pas pavarësisë  viziton vendin e juaj”, ka përfunduar Markoviq.