.
×

Martesa mes gjinive të njëjta në Kosovë, megjithatë është e ndaluar me ligj!



Shkruan Adlum Ramadani
Sot në Universitetin “SMU Dedman School of Law” në Dallas të Texas ishte i ftuar kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ku ndër të tjera gjatë fjalimit të tij para studentëve iu parashtrua pyetja se: A është e lejuar martesa e gjinisë së njëjtë në Kosovë, përkatësisht a definohet një gjë e tillë me kushtetutë, ndërsa nuk kërkoj shumë kohë që kryetari z.Hasani të jap një përgjigje të menjëhershme duke thënë që kushtetuta qartazi definon një gjë të tillë duke mundësuar(lejuar) kështu martesë mes gjinive të njëjta. Një qëndrim i tillë i z/Hasani lë në mëdyshje vërtetësinë se a është me të vërtetë e lejuar apo jo. 

Në realitet, po të shikohet Neni 37 [E Drejta e Martesës dhe Familjes] hasim në 3 pika që në parim duken të kapshme dhe pranueshme, ku ndër të tjera thuhet :
1. Në bazë të pëlqimit të lirë, çdokush gëzon të drejtën të martohet dhe të drejtën që të krijojë familje në pajtim me ligjin.
2. Martesa dhe zgjidhja e saj rregullohen me ligj dhe bazohen në barazinë e bashkëshortëve.
3. Familja gëzon mbrojtje të veçantë të shtetit, në mënyrën e rregulluar me ligj.

Pra nga kjo që thuhet, nuk definohet se a lejohet një martesë e llojit të tillë vetëmse Martesa dhe zgjidhja e saj rregullohen me ligj. Por po të shikojm aspektin juridik(duke u bazuar në ligj) atëherë Ligji i Familjes, përkatësisht Neni 14. Martesa thotë:
(1) Martesa është bashkësi e regjistruar ligjërisht në mes të dy personave të sekseve të ndryshme, me anë të së cilës ata lirshëm vendosin që të jetojnë së bashku me qëllim të krijimit të familjes.
(2) Mashkulli dhe femra kanë të drejtë të lidhin martesë dhe të formojnë familje pa ndonjë kufizim në bazë të racës, kombësisë apo religjionit, si dhe janë të barabartë gjatë lidhjes së martesës, vazhdimit të martesës dhe zgjidhjes së saj.

Duke u bazuar në interpretimin e këtij ligji mbi familjen në mënyrë që të mundësohet një martesë legale atëherë i bie që në të vërtetë martesa mes dy gjinive të njëjta nuk është e lejuar dhe nuk përputhet me ligjin në fuqi të Republikës së Kosovës, për faktin se pikërisht Neni 14, pika 1 dhe 2 e definojnë një gjë të tillë.

Atë çka nuk e thotë kushtetuta në detaje, e thonë pikërisht nenet 14 dhe 15 të këtij ligji duke theksuar në mënyrë të veçantë se kusht themelor për lidhjen e martesës është që individët që lidhin martesë të jenë të sekseve të ndryshme.

Me këtë ligj, lë të nënkuptohet se është e papranueshme dhe nuk konsiderohet krijimi i familjes, përmes martesave të personave të gjinisë së njëjtë, përkatësisht një gjë e tillë është e ndaluar dhe sanksionuar me ligj.