[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Masat që pritet të lehtësohen, këto janë detajet



 

Sot është mbajtur mbledhja e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente ku është diskutuar rreth situatës epidemiologjike me COVID0-19.

Në takimin e kryesuar nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është folur për lirimin e masave anti-Covid. Gazeta mëson se Zemajt i është kërkuar ta zgjasë orarin e punës së sektorit të gastronomisë, deri në orën 00:00.

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar që orari të zgjatet për shkak se si pasojë e pandemisë, sektori i gastronomisë ka pësuar humbje të mëdha.

Po ashtu, për shkak të rënies së temperaturave, është kërkuar që lokaleve të iu lejohet edhe puna në hapësirat e mbyllura. Zemaj ka premtuar se do të ketë masa lehtësuese në gastronomi. Këto propozime do të dërgohen në Qeveri për miratim.

Menu Title