.
×

Mashtrim në tregun e luleve, tulipanët nuk lulëzojnë



Turistët po dëmtohen në mënyrë sistematike në tregun e famshëm të luleve në Amsterdam, ku vetëm 1% e zhardhokëve të tulipanëve të shitur çelin, sipas një hetimi të kryer nga bashkia dhe Shoqata Mbretërore e Kultivuesve të Zhardhokëve (KAVB).

Po sipas po këtij hetimi, shpesh, ngjyrat e tulipanëve të rrallë që lulëzojnë nuk përputhen me ato të paraqitura në ambalazh, që ka shkaktuar zemërim në mesin e profesionistëve të sektorit.

“Hetimi tregoi se konsumatorët po mashtrohen në mënyrë të vazhdueshme,” tha KAVB në një deklaratë.

Tregu i luleve të Amsterdamit është një nga atraksionet më të famshme turistike në qytet. Ai daton që prej vitit 1862, kur tregtarët nisën të sillnin mallrat e tyre, për t’i shitur në qendër të qytetit, duke lundruar përmes lumit Amstel me varkat e tyre me vela.