[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mbahet seanca ndaj të arrestuarve në aksionin e Karaçevës



Në Gjykatën Themelore të Gjilanit ka filluar seanca ndaj 30 personave që u arrestuan në aksionin e Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë, ka thënë për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i kësaj gjykate, Sabit Shkodra.Të arrestuarit, në mesin e tyre edhe policë, kanë dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake.Policët u arrestuan me dyshimin se keqpërdorën detyrën zyrtare.

Në një konferencë për media të mbajtur të shtunën, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku, ka dhënë detaje rreth këtij operacioni. Sipas tij, Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë 35 persona, në mesin e tyre edhe 12 policë.Po ashtu, Maloku ka njoftuar se janë konfiskuar edhe një sërë materiale të dyshimta.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, pas një hetimi të gjatë gati 1-vjeçar, ka realizuar aksion në këtë pjesë të Kosovës konkretisht në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës si dhe në rajonin e Prishtinës dhe rajone të tjera. Nga ky aksion me urdhër të prokurorisë deri më tani janë arrestuar 35 të dyshuar prej tyre 12 zyrtarë policorë, kontrabandistë e pronarë të kazinove”, ka thënë Maloku.

Po ashtu, në këtë aksion u rrënuan edhe 12 objekte ku zhvillohej veprimtaria e bixhozit dhe lojërave të fatit.Ky aksion u realizua me bashkëpunim të Prokurorisë Themelore në Gjilan, Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit Policor.

Menu Title