[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mbi 1 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë



Botapress 3 Korrik – Me rastet e sotme pozitive në testin për SARS-CoV-2, numri total i të infektuarve në vend ka arritur në 3.178. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se sot janë 114 të infektuar, ku Komuna e Ferizajt ka më së shumti raste, gjithsej 35, shkruan Indeksonline.

Ndërsa deri më tani raste aktive janë 1.296, pasi që sot janë shëruar 117 pacientë. Numri i të shëruarve ka arritur në 1.824 raste./

Menu Title