[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mbi 3 mijë raste të reja me COVID-19 në Gjermani



Mbi 3 mijë raste të reja me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Gjermani. Gjatë kësaj kohe edhe 231 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e këtij virusi.

3 mijë e 676 raste të reja me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Gjermani.

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, në 24 orët e fundit në këtë shtet janë raportuar edhe 231 viktima.

Gjermania radhitet e 10’ta në botë për nga numri më i madh i rasteve të infektuara me gjithsej 2 milionë e 151 mijë e 448 raste dhe 53 mijë e 8 viktima.

1 milionë e 823 mijë e 500 persona janë shëruar nga ky virus, ndërsa 274 mijë e 940 raste janë aktive me të.

37 milionë e 449 mijë e 922 persona janë testuar për kët virus në Gjermani.

Menu Title