[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mbretëresha Elizabeth heq foton e Meghan dhe Harry-t nga dhoma



 

Marrëdhënia e dukeshës së Sussex, Meghan Markle me mbretëreshën e Britanisë së Madhe, Elizabeth, ka qenë shpeshherë në qendër të vëmendjes së mediave të huaja.Së fundmi në rrjet kanë qarkulluar disa foto nga takimi më i fundit i Elizabeth, ku shihet në ambientet ku mbretëresha i pret mysafirët.

Ajo çfarë i ka çuditur të gjithë ka qenë fakti se në dhomën e pritjes nuk ndodhej më fotoja e Meghan Markle me Princ Harry-n, e cila ka qenë e vendosur atje më parë. Në tryezë ndodhej vetëm çifti i Cambridge, Kate Middleton dhe Princ William.

Ndonëse fansat kanë dyshuar menjëherë këtë ndryshim në dhomën e mbretëreshës, disa burime kanë zbuluar për ‘Cosmopolitan’ se në fakt ky ndryshim mund të ketë ardhur si pasojë e gjendjes mjaft të trazuar emocionale të Markle dhe partnerit të saj pas udhëtimit dhe turit të tyre në Afrikë. Burimi ka shtuar se Mbretëresha Elizabeth ka dashur t’i mbrojë duke i lënë larg vëmendjes së mediave, megjithatë ende nuk dihet se si qëndron e vërteta.

Menu Title