.
×

“Më ndryshoi tërësisht”/ Genti rrëfen marrëdhënien me të shoqen



Aktori Gentian Zenelaj nuk ngurron asnjëherë së shfaquri dashurinë që ndjen ndaj bashkëshortes së tij. I ftuar së fundmi në emisionin “Tring Stars”, ai e ka cilësuar Aidën si modifikuesen e jetës së tij dhe për këtë e ka falenderuar.

Më tej, Gentiani ka rrëfyer se çelësi i marrëdhënies së tyre të suksesshme ka qenë gjetja e gjuhës së përbashkët.
“Aida është dashuria e jetës sime, nuk do gjej mundësi ta falenderoj për gjithçka që ka bërë në jetën time.

Aida ka modifikuar rrënjësisht jetën time. Nëse ka një arsye pse unë jam sot kështu si jam, një nga ata persona është Aida. Ajo mori një djalë shumë çapkën, shumë të shpërndarë, energjik, gati dhe vetëdestruktiv, e ndërtoi një kryetar familje, ndërtoi një njeri siç e donte ajo.

Është për t’u përgëzuar durimi që ka pasur me mua sepse aktorët janë natyra shumë të vështira, natyra me prova të stërzgjatura, me turne. Momenti kur luajmë një rol, sidomos po të jetë rol impenjativ, ne përfshihemi kaq shumë sa ajo të flet dhe ti nuk je me të, je me personazhin, jeton me personazhin…nuk ka qenë e kollajtë për Aidën.

Jemi natyra shumë të kundërta, megjithatë kemi gjetur një gjuhë të përbashkët. Kemi vendosur ta ndërtojmë marrëdhënien tonë mbi dialogun, pra mbi njëfarë demokracie të padiskutuar”, ka treguar Genti.