.
×

Me në fund shfaqet Adriana Lima



 

Adriana Lima është paraqitur pas një kohë të gjatë dhe ka treguar format e saj seksi të jashtëzakonshëm Ajo është paraqitur në një fotosesion të fundit që ka bërë për veshjet sportive Puma.

Ky është bashkëpunimi i saj i fundit me gjigantin e veshjeve sportive, e ku Adriana Lima ka bashkuar dy pasionet e saj më të mëdha –boksin dhe modën.

Supermodelja braziliane është bashkuar me Puman për të krijuar një koleksion të ri që bazohet i inspiruar në boksin retro, apo një veshje e zakonshme që mund të dalësh me të edhe në rrugë.

Fotosesioni i ri quhet Adriana, e ku modelja 38 vjeçare paraqet edhe format e saj që i ka arritur me ushtrime në palestër.

Kujtojmë që modelja ka edhe një klub boksi që quhet “Lima”.