.
×

Meda publikon foto intime me bashkëshorten



Mehedin Përgjegja gjatë ditëve ishte në qendër të vëmendjes për dy raste të ndryshme. Njëri është se solli një këngë të re dhe po pritet mirë prej publikut dhe së dyti ka hapur një lokal në qendër të Prishtinës.

Ai gjithashtu është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale teksa sjell imazhe, video dhe mesazhe për fansat e tij.

E kur jemi te fotografitë, këngëtari ka publikuar një të tillë në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke e puthur në ballë bashkëshorten, Luljetën.

Në imazhin e publikuar, në të cilin çifti shihet i zhveshur, Meda mori pëlqime dhe komente të shumta.

Ndryshe, çifti ka vite që kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë dhe së bashku kanë katër fëmijë.