.
×

Mërgimtari vjen në Kosovë për ti kaluar pushimet, por e pëson keq bashkë me veturën e tij



Një kosovar, që jeton në Perëndim, është ballafaquar me një situatë fort të pakëndshme, këto ditë.Pasi ka dalë nga një restorant, Isa Krasniqi, është tmerruar kur ka parë veturën e tij. Ishte plaçkitur nga dikush.

Hajnat i kanë thyer njërin xham të automjetit, dhe i kanë vjedhur gjëra të vlefshme, që i ka pasur brenda. Ngjarja ka ndodhur tek Ujëvara e Mirushës, në Klinë, ka treguar Krasniqi për Gazetën Express.

Krasniqi ka thënë se i janë vjedhur pesë mijë euro, që i ka pasur në një çantë brenda veturës. Në çantë ka pasur edhe dokumente, ka treguar ai. Pamjet lëvizëse nga kamerat e sigurisë, që tregojnë se si është plaçkitur vetura e Krasniqit.

Vetë ai ka shpërndarë edhe disa fotografi, por edhe pamje lëvizëse, ku shihet vetura e tij, pas sulmit nga hajnat. Ai ka kërkuar ndihmë që të gjinden keqbërësit.

video