[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mesazhi i rremë që ftoi qytetarët për t’i bërë analizat e COVID-19 – Policia jep detajet



Botapress 1 Prill – Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka treguar se ka arritur ta identifikojë personin/at të cilët dyshohet se qëndrojnë prapa mesazhit, dezinformues që u ka bërë ftesë qytetarëve për analiza rreth Koronavirusit në QKUK, shkruan Gazeta Insajderi.

Përmes kësaj komunikate, PK ka thënë se në konsultim me Prokurorin e Shtetit, ka ndërmarr veprime të menjëhershme.

“Policia e Kosovës, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, ka ndërmarr veprime të menjëhershme me ç‘rast ka arritur që të identifikoj personin/at të cilët dyshohet se qëndrojnë prapa këtij mesazhi. Ajo çfarë mund të konfirmojmë është se ky mesazh ishte mashtrues, i njëjti është krijuar dhe dërguar tutje fillimisht nga një person, tani i njohur për Policinë e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Policia e Kosovës në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarr veprimet e nevojshme procedurale rreth këtij rasti.

Menu Title