.
×

Mësohen emrat e zyrtarëve që u kapen për ryshfet



Një gardian i burgut të Dyzit dhe një zyrtar i Ministrisë së Diasporës janë arrestuar sot për ryshfet. Stefan Veliçkoviq është arrestuar pasi bashkë me Petrit Mustafën kanë tentuar të arratisin nga burgu malazezin, Mario Milloshevçiq, shkruan Botapress.info

Kjo është bërë e ditur nga  zv/Kryeprokurori i Prishtinës, Ibrahim Berisha.

Ai ka thënë se shuma që dyshohet se është përdorur për ryshfet kap vlerën e tre mijë eurove.

“Stefan Veliçkoviq, gardiani serb që punon në burgun e sigurisë së lartë në Dyz, përmes Petrit Mustafës në bashkëpunim dhe përmes tij, ka ofruar diku 3 mijë euro për me ia kriju mundësinë me ikë nga burgu këtij Mario Millosheviç që është arrestuar në Prishtinë nga Njësia Speciale”, ka thënë Berisha për Insajderin.

Malazezi që tentoi të ikë nga burgu i Dyzit, Mari Millosheviç ishte arrestuar në Prishtinë në muajin korrik bashkë me Gjorgje Poviceciq.

Aksioni i Policisë ndodhi në bashkëpunim me autoritetet e Malit të Zi, ku në Lagjen Emshir të Prishtinës, vunë në pranga shtetasit malazias që përveç tjerash akuzoheshin edhe per veprat penale: ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të armës’.

Millosheviç dyshohet për vrasjen e Cetinjanin Radomir Djurickovic në tetor të 2016.

E Poviceviq është i dyshuar që e ka ndihmuar Milloshevic të ikë nga spitali, ku po mbahej për të vuajtur dënimin për kidnapim dhe vrasje që kishte kryer në vitin 2015 në Kotor. Për të dy këta, INTERPOL kishte lëshuar fletëarrest ndërkombëtar.