.
×

Mezi po e presim! Ja kur do të publikohet kënga e Nora dhe Era Istrefit



Nora dhe Era Istrefi do të bashkojnë forcat për të publikuar këngën e tyre të parë bashkë. Ishte fillimisht, Era e cila bëri një postim dje në Instagram, ku tregoi se vazhdojnë me xhirimet e klipit. Tashmë menaxheri i Norës, Drilon Furra tregoi për “lajmi.net” se, kënga e tyre do të publikohet në fund të muajit mars, shkruan Botapress.info

Motrat Istrefi kanë vendosur që t’i mbajnë të gjitha detajet surprizë deri në momentin që do të publikohet kënga.

Kujtojmë se Era ka nisur prej pak kohësh karrierën në tregun ndërkombëtar të muzikës, ku projekti i saj i fundit ishte “Selfish”, një bashkëpunim me Dimitri Vegas dhe Like Mike, shkruan Botapress.info