[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Milaim Zeka tregon se ku dallon Ibrahim Rugova nga Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj



Deputeti i Kuvendit, Milaim Zeka, përmes një shkrimi në rrjetin social facebook, ka treguar pse e konsideron ish-presidentin Ibrahim Rugova, si burrështetas.

Ai ka përmendur një intervistë të presidentit aktual, Hashim Thaçi, në të cilin ka folur për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.Zeka tha se deklarimi i Thaçit për Berishën, se “ani pse ka qenë argat i Millosheviqit, ai prapë e ka falur”, tregon për dallimin mes tij dhe ish-presidentit Rugova.

Madje, Zeka thotë se është gabimi më kardinal i Thaçit, Veselit, Haradinajt, Limës, e shumë të tjerëve.Zeka thotë se dallimi mes tyre dhe Ibrahim Rugovës, është se ky i fundit nuk e ka falur Sali Berishën, madje shton se nuk ia ka zgjatur as dorën.

Ja postimi i plotë i Zekës :

“Pse e konsideroje Rugoven burrshteti?

Ka pase durim deri ne qiell, ama atyre qe u ka rene vize, kurr me nuk i ka fale.

Sot e lexova nje interviste te presidentit Thaçi rreth Sali Berishes. Tha qe ka qene argat i Millosheviçit, edhe prap e ka falur. Ky eshte gabimi me kardinal i Thaçit, Veselit, Haradinajt, Limes, e shume te tjereve.

Rugova kurr nuk e ka falur Berishen. As doren nuk ia ka zgjate. Madje sa ishte ai gjalle, nuk e lejoi te hynte as ne Kosove. Prandaj mesoni ngapak nga Rugova. Nuk eshte turp. Nese e ke bindur Rugoven se dikush ka qene argat i Serbise, ky person ka qene i vdekur per te, e kunderta eshte me personat e lartpermendur. Keta ne fakt kane qene streha dhe mburoja e argateve te Beogradit. Keta njerez edhe i kan faktorizu, edhe i kane instalu neper pozitate me kyqe te shtetit te Burdushit…!!!”

Menu Title