[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Milani e konfirmon, Paolo Maldini dhe djali i tij rezultojnë pozitiv me coronavirus



Drejtori i Milanit, Paolo Maldini dhe djali i tij, futbollisti Daniel kanë rezultua pozitiv në testin e coronavirusit.

Rossonerët kanë njoftuar tashmë me anë të faqes së tyre zyrtare se coronavirusi ka prekur edhe klubin e tyre apo më saktë familjen legjendare Maldini.

“AC Milan konfirmon që Paolo Maldini, drejtor teknik i klubit, u bë i vetëdijshëm për kontaktin me një person i cili më pas rezultoi pozitiv për coronavirus dhe filloi të shfaqte vetë simptomat e virusit”.

“Ai u testua dje, rezultati i të cilit ishte pozitiv. Djali i tij Daniel, një sulmues në ekipin e të rinjve të AC Milan, i cili më parë kishte stërvitur me ekipin e Parë, gjithashtu rezultoi pozitiv”.  “Paolo dhe Daniel janë të dy mirë dhe kanë përfunduar dy javë në shtëpi pa kontakte me të tjerët”.

Menu Title