.
×

Milot Rashica kishte tifoz special në stërvitjen e sotme (FOTO)



Kosova kreu seancën e parë stërvitore përpara ndeshjes me Bullgarinë, sot me dyer të hapura për të gjithë tifozët.E në shkallët e stadiumit u mblodhën qindra tifozë, ndërsa për Milot Rashicën erdhën disa shumë special.

Ishte e dashura e tij Belkiz Kera, e cila u pa nën shoqërinë e vllaut të saj dhe disa anëtarë të familjes së Milotit.

Belkiz Kera është me origjinë nga Vushtrria. Besohet se bukuroshja ka më shumë se tre vite nën shoqërinë e lojtarit të Kombëtares së Kosovës.