[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Minatorët e Trepçës “luanët” që shkundën themelet e Jugosllavisë



Sot në Stantërg të Mitrovicës u hap manifestimi ‘Java e Minatorëve’ me ç’rast u shënua 31 vjetori i grevës së lavdishme të minatorëve të Trepçës, që asokohe shkundi themelet e ish-Jugosllavisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se greva e atëhershme e minatorëve u bë motori i lëvizjes për rezistencë.Sipas tij, minatorët e asaj kohe ishin vërtetë klasë punëtore, por dinin për padrejtësitë më shumë sesa udhëheqësit e atëhershëm.

Ai premtoi se qeveria e tashme do të kujdeset për pasuritë publike, duke thënë se Trepça do të revitalizohet, dhe do t’i kthehet shkëlqimi i dikurshëm që kishte.Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani, grevën e minatorëve të vitit 1989 e ka cilësuar si reziste ncë të dyfishtë, duke bërë kështu kthesë të madhe në rrethanat e atëhershme të kohës.Ajo i quajti minatorët luanë, për të cilët tha se me sakrficën e tyre shkundën themelet e Jugosllavisë së atëhershme.

Osmani premtoi angazhim të plotë për rimëkëmbjen e Trepçës, krijimin e kushteve më të mira të minatorëve, modernizimin e minierës, si dhe përkushtimin e institucioneve në përpunimin e xeheve.Ajo shtoi se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe Trepça e paprekshme.

Ndërkaq, menaxheri i Trepçës, Basri Ibrahimi, pasi foli për historikun e Trepçës, tha se vetëm kur të flitet për Trepçën, që është kaq e madhe dhe me kaq histori, kuptohet sa të vegjël janë të gjithë ata që mundohemi të punojmë në të.Ai ka bërë të ditur se me djersën dhe vetëmohimin e minatorëve, shqiptarët që atëherë po shkruanin historinë e shtetit të Kosovës.

Në anën tjetër, kryetrari i sindikatës së minatorëve të Trepçës, Gani Osmani, ka kërkuar nga përfaqësuesit shtetërorë që të punojnë në të ardhmen për të mirën e minatorëve, sidomos rreth stazhit të benificuar, sigurimit te tyre shëndetësor, pensionit familjar etj.Edhe ai potencoi se minatorët me grevën e tyre të lavdishme pata 31 viteve, bënë kthesë të madhe dhe vulosën historinë e kombit shqiptar.

Menu Title