[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ministri i policisë Skënder Hyseni mbrohet nga persona të sigurisë politike e jo nga policia!    



Ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni nuk ka kërkuar mbrojtje dhe përcjellje nga Njësia për mbrojtje të afërt e Policisë së Kosovës, por ka angazhuar persona privatë të angazhuar më parë në LDK.

Lirie Hajdari, Botapress

Është ministër i Policisë së Kosovës, por duket se vetë ministri Skënder Hyseni nuk ka besim të plotë në forcat e rendit dhe të mbrojtjes. Përderisa pjesa më e madhe e zyrtarëve institucional, përfshirë këtu të parën e shtetit Atifete Jahjaga dhe vetë kryeministrin Mustafa sigurohen nga pjesëtarë të forcave speciale të Policisë së Kosovës, ministri Skënder Hyseni nuk ka ndjekur të njëjtin shembull. Në vend se të kërkoj mbrojtje nga Policia e Kosovës, ministri Hyseni ka preferuar që për sigurinë e tij të kujdesen njerëz të tij privat, të angazhuar më parë në parti.

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme nuk japin asnjë shpejgim nëse ministri Hyseni ka bërë kërkesë në Policinë e Kosovës që pjesëtarët e saj t’i ofrojnë mbrojtje të afërt ministrit. Për katër ditë me radhë të kontaktuar nga redaksia e ‘Botapress” zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk i janë përgjigjur pyetjeve tona se pse ministri Hyseni nuk ka kërkuar mbrojtjen e afërt nga Policia e Kosovës, prijës i të cilave është vetë ai, por nga njerëz të tij të besueshëm të angazhuar në LDK   për çështje të tilla. I vetmi arsyetim dhe përgjigje e dhënë nëpërmjet telefonit nga zyrtarë të MPB-së është ajo se “nuk janë të gatshëm të komentojnë pyetjen e dërguar”.

Por as në Policinë e Kosovës nuk kanë dashur të thonë nëse MPB-ja ka bërë kërkesë që njësitet e Policisë ta marrin nën mbrojtje ministrin Hyseni. Zyrtarët për informim në Policinë e Kosovës nuk kanë dashur të flasin shumë për këtë çështje. “Lidhur me pyetjen tuaj luteni që t’i adresoheni Ministrisë së Punëve të Brendshme, pasi që kjo ka të bëjë me vet Ministrin e MPB-së”, ka qenë përgjigja e vetme e zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun e Policisë së Kosovës.

Menu Title