.
×

Ministri italian dëbon kosovarin që konsiderohej i rrezikshëm për shtetin



Botapress 8 Gusht – Ministri i Brendshëm i Qeverisë Italiane, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ka treguar se sot ka nënshkruar një dekret për dëbimin e një kosovari nga shteti i Italisë.

Fjala është për 43-vjeçare me inicialet M.M., i cili akuzohet si pjesëtar i një grupi islamik që konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë e shtetit.

“Sot kam nënshkruar dekretin për dëbimin e kosovarit 43-vjeçar, M.M., banor afër Siena-s, pjesëtar i një grupi islamik që konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë e shtetit”, ka shkruar ministri në Facebook.

Ai gjithashtu bëri një thirrje të largohen të gjithë ata që dëshirojnë luftë në Itali.

“Jashtë nga Italia kushdo që dëshiron luftë në shtëpi”, ka përfunduar ministri.