[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ministri Zemaj: Mbaje maskën për të mos u mbyllur as unë, as ti, as ekonomia



Botapress 11 Korrik – Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë thirrje që të respektohen rekomandimet e institucioneve të shëndetësisë me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19.

Përmes një video të publikuar në Facebook, Zemaj ka apeluar që të mbahen maskat në mënyrë që të mos izolohemi sërish.

“Mbaje maskën, për të respekuar vetën. Mbaje maskën, për të respektuar jetën. Mbaje maskën për të mos u mbyllur as unë, as ti, as ekonomia. Mos u shliro, ruaje veten”, thuhet në videomesazhin e Zemajt.

Menu Title