[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ministri Zemaj: Nuk e përjashtojmë në asnjë moment mbylljen



Botapress 10 Gusht – Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur rreth menaxhimit të epidemisë i cili ka thënë se nuk përjashtohet mbyllja e sërishme e vendit për t’u përgatitur për shtatorin.

Zemaj i cili është i ftuar në ‘kanalin 10’, ka thënë se nuk e përjashton mbylljen e kontrolluar. “Nuk e përjashtojmë mbylljen në asnjë moment në mënyrë që të përballimi në shtatorë”, ka thënë Zemaj.

Ai ka thënë se kjo mbyllje nuk nënkupton paralizim total i vendit, por i kontrolluar duke lejuar zhvillimin e ekonomisë “Mund të ndodhë një mbyllje e kontrolluar mirë të menaxhuar duke lejuar zhvillimin e ekonomisë por kontrolli i lëvizjeve të njerëzve”, është shprehur Zemaj.

Tutje Zemaj ka shtuar se vlerësimi do të bëhet së bashku me Institutin e Shëndetit Publik dhe pastaj do të marrim edhe vendime. “Këto do t’i shqyrtojmë së bashku me ISHKP’në, ata janë duke analizuar situatën epidimiologjike”, tha Zemaj.

Duhet theksuar se në Kosovë gjendja epidemiologjike është rënduar ditëve të fundit, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 14 persona nga koronavirus.

Menu Title