[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ministria e Jashtme i reagon Rusisë



Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes një komunikate për media ka kundërshtuar reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës  Ruse sa i përket masave të reciprocitetit të aplikuara nga qeveria në detyrë e Kosovës ndaj Serbisë që nga data 1 prill.

Në reagimin e MPJD’së ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë thuhet se Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe marrëdhëniet me Serbinë do të ndërtohen mbi parimin e reciprocitetit.

“Republika e Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, e vendosur për raporte të mira me të gjithë fqinjët e vet. Në këtë kontekst, edhe marrëdhëniet me Serbinë do të ndërtohen mbi parimin reciprocitetit, si e vetmja formë legjitime e ndërtimit të raporteve të barabarta ndërshtetërore. Masat reciproke të Kosovës janë vetëm pasqyrim i pengesave dhe barrierave të shumta që Serbia ka vendosur ndaj shtetit të Kosovës”, thuhet në reagim.

Tutje në komunikatë MPJD ka bërë të ditur se Kosova ende nuk ka filluar të zbatojë gamën e gjerë të pengesave që Serbia aplikon ndaj Kosovës duke i ofruar mundësi të reflektojë.

“Kosova ende nuk ka filluar të zbatojë gamën e gjerë të pengesave që Serbia aplikon ndaj Kosovës, duke i ofruar mundësi Serbisë të reflektojë dhe t’i heqë barrierat dhe pengesat ndaj Kosovës. Marrëdhëniet mes shteteve tona nuk mund të normalizohen në mënyrë të njëanshme, por duhet të pasqyrojnë vullnetin reciprok të të dyja palëve”, thuhet në reagimin e MPJD’së

Menu Title