.
×

Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë falënderon ushtritë që ndihmuan, injoron FSK’në



Botapress, 30 Nentor-Ministrja e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka falënderuar të gjithë ata që dhanë kontribut për popullin shqiptar pas tërmetit në Durrës. Por, Xhaçka ka zgjedhur të injorojë ndihmën e shtetit të Kosovës duke mos e përmendur e as publikuar ndonjë fotografi të ushtrisë apo policisë së Kosovës.

Xhaçka nuk ka përmendur e as nuk ka vendosur të publikojë në statusin e saj ndonjë fotografi të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës apo popullit kosovar që dhanë kontributin e tyre. Por, në postimin e saj nuk ka harruar të publikojë fotografi të njësiteve speciale të Turqisë, Rumanisë, Italisë dhe Francës.

Ajo falënderoi 250 specialistët nga vendet fqinje, mike e partnere. Por nuk u “kujtua” që të vendoste të paktën një fotografi të FSK’së apo Policisë së Kosovës karshi njësiteve tjera speciale në shenjë falënderimi.

Ministrja në fund tha se një komb i tërë u është mirënjohës!